Tuesday, 12. May 2026
Sport

Shkendija firmosi me lojtarin Imran Fetai, ndahet me Stefan Kocevin!

GS 10/06/2025 1 Min. Lesezeit

Që nga sot, Imran Fetai është emër i ri në radhët e kampionit të Maqedonisë së Veriut.

Shkendija e Tetovës konfirmoi transferimin e mbrojtësit të Besës, i cili më herët është paraqitur për Tikveshin, Gostivarin, përndryshe ai vjen nga shkolla e kuqezinjve të Tetovës dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të rinj.

Fetai ka luajtur për të gjitha kombëtaret e të rinjve të Maqedonisë dhe ka luajtur në 15 ndeshje për kombëtaren U-21.

Nga ana tjetër, Shkendija informoi se Stefan Kocev, gjithashtu mbrojtës, nuk do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Teilen: