Sunday, 25. January 2026
Sport

Shkëndija mundet, por siguron play off-in

GS 19/12/2025 1 Min. Lesezeit

Shkëndija është mundur me rezultatin 1-0 në ndeshjen e fundit të Conferencë League(faza e grupit) nga AEK Larnaca e Qipros. Gjithçka u vendos në minutën e 83-të nga një gol i Angielski.

Tetovarët mbetën me 10 lojtarë në këtë sfidë nga minuta e 53-të për shkak të kartonit të kuq që mori Liridon Latifi.

Pavarësisht humbjes, Shkëndija ka arritur të sigurojë një vend në play off-in e këtij kompeticioni, ndërsa Latifi do të mungojë në ndeshjen e parë.

Shkëndija e mbylli fazën e grupit në kuotën e 7 pikëve me 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje(Vendi i 22-të në renditje).

Teilen: