• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkumbini me trajnere femër, turkja merr drejtimin e përkohshëm të klubit peqinas

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbërriti për të qenë ndihmëse, dhe për plane të tjera.

Ilknur Aktash, trajnerja nga Turqia, ishte këto kohë krahu i djathtë i trajnerit të parë të Shkumbinit, Hetem Çapja, por tashmë është graduar për më lart.

Klubi peqinas vendosi shkarkimin e Çapjes dhe ekipin, të paktën përkohësisht, e ka marrë në dorë Aktash.

Presidenti Ali Kasa mësohet se ka mbetur i pakënaqur nga rezultatet, pasi Shkumbini ka marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e para në Kategorinë e Dytë.

Kjo është konsideruar shumë pak për një skuadër në të cilën është investuar për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Burime pranë klubit pohojnë se Altash do të jetë përkohësisht në stol, dhe se drejtuesit po mendojnë për një trajner mbi baza të përhershme, që mund të jetë nga Elbasani ose nga Peqini.

Ilknur Aktash mbërriti në Shqipëri pas një akordi që të punonte ndihmëstrajnere tek Shkumbini, si dhe të krijonte sa më shpejt që të ishte e mundur skuadrën e vajzave, diçka që pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës i vdes gjyshja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.