Tuesday, 17. February 2026
Sport

Shmanget tragjedia në Conferencë League

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

West Ham arriti të kalonte në finalen e Conferencë League, pasi eliminoi skuadrën e AZ Alkmar në gjysmëfinalen e dytë.

Fundi i ndeshjes së zhvilluar në Holandë, mund të kthehej në tragjedi për shkak të ultrasve vendas.

Të maskuar dhe me kapuça të zinj, huliganët e AZ Alkmar kanë pushtuar tribunën ku ishin të vendosur tifozët anglezë dhe miqtë e familjarët e futbollistëve të West Ham.

Menjëherë në drejtim të tribunës kanë shkuar edhe futbollistët të cilët kanë tentuar të shpëtojnë njerëzit e tyre, ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Mikael Antonio dhe Flain Douns ishin të parët që shkuan në tribuna ndërkohë që u ndoqën edhe nga Lukas Paketa e Said Benrama. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë ka shmangur një tragjedi të mundshme teksa me dhjetëra tifozë janë shoqëruar në polici.

Teilen: