Thursday, 23. April 2026
Sport

Shorter, “MVP” i publikut publikut për gjysmëfinalen e parë

GS 23/04/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti i Bashkimit, Shanon Shorter është shpallur “MVP” i ndeshjes së parë të serisë gjysmëfinale të “play-offit” ndaj Borës në Superligën e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të enjten ka bërë të ditur se Shorter është shpallur më i miri i këtij dueli nga publiku.

Në fakt, publiku ka votuar dhe Shorter është shpallur “MVP” pas paraqitjes fantastike që e pati në fitoren e Bashkimit ndaj Borës.

Shorter ishte ai që ia siguroi fitoren Bashkimit me rezultatin e ngushtë 73:70, të mërkurën mbrëma në Prizren.

Basketbollisti amerikan e mbylli ndeshjen 28 pikë të shënuara, 6 kërcime dhe 2 asistime kurse Bashkimi avancon 1:0 ndaj Borës në serinë gjysmëfinale.

 

 

Teilen: