Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë.
Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, njëri prej të plagosurve ka pësuar djegie në trup. I plagosuri tjetër është dërguar në spital pasi ka pësuar tronditje nga shpërthimi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit.
Teilen: