Wednesday, 30. September 2026
Sport

“Shpresat” e Kosovës gati për Qipron, sonte përballja në kryeqytet

GS 30/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pas fitores javën e shkuar 3:0 në udhëtim te San Marino, Kosova U21 synon fitoren edhe ndaj Qipros në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndeshja Kosovë U21 – Qipro U21, zhvillohet sot nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon xhiros së nëntë të Grupit A kualifikues.

Shpresat e Kosovës, të martën mbrëma kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me Qipron, ndërsa kanë shprehur optimizmin për fitoren e radhës në këto kualifikime.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Evropianin, i cili vitin tjetër do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Aktualisht, Kosova U21 është e katërta në grup me 11 pikë dhe pa gjasa për kualifikim në Evropianin U21.

Spanja prinë në tabelë me 21 pikë, dy më shumë se Finlanda që zë vendin e dytë dhe që është kundërshtari i fundit i Kosovës U21 në këto kualifikime.

Duelin me Finlandën, “Dardanët” e rinj e luajnë më datën 6 tetor në Prishtinë.

Teilen: