Thursday, 15. October 2026
Futboll

“Shpresoj që Tresoldi të zgjedhë Gjermaninë. mund ta zgjidhë problemin e kombëtares me sulmuesit”

GS 15/10/2026 2 Min. Lesezeit

E ardhmja e Nicolò Tresoldit, për të cilin interesohen kombëtarja italiane dhe ajo gjermane, është temë diskutimi edhe në Gjermani. Për këtë foli Oliver Bierhoff, ish-drejtues i kombëtares gjermane dhe ish-sulmues i Milanit dhe Udineses, i cili i njeh mirë të dyja vendet.

“Zhvillimi i tij mund të shihet vetëm pozitivisht. Fakti që është afirmuar edhe jashtë vendit është vërtet mbresëlënës dhe, natyrisht, e ka ndihmuar të bëjë një hap përpara. Është bërë fizikisht më i fortë dhe ka fituar më shumë besim në vetvete. Fakti që arrin të shënojë edhe në Champions League është një sinjal i rëndësishëm, që tregon se mund të përballojë konkurrencën në nivelet më të larta ndërkombëtare, dhe jo vetëm në kampionatin belg”.

Për zgjedhjen mes dy kombëtareve, Bierhoff shtoi: “Nëse vazhdon kështu, mund ta zgjidhë problemin e Gjermanisë me sulmuesit. Sigurisht, kjo është ajo që shpresoj dhe, për këtë arsye, mendoj se nuk duhet humbur kohë. Me sa di unë, Federata Gjermane e Futbollit është tashmë në kontakt me të.

Natyrisht, shpresoj që të zgjedhë Gjermaninë, sepse kemi nevojë për çdo talent, sidomos në sulm. Megjithatë, besoj se vendimi nuk duhet të merret vetëm mbi bazën e kritereve sportive, por edhe me zemër”.

Në fund, Bierhoff foli edhe për Milanin dhe mundësinë që Tresoldi, tifoz i kuqezinjve, të transferohet atje: “Sot Milani nuk është në nivelin e kohës kur pata privilegjin të luaja atje, por ka potencialin për të qenë pjesë e një klubi kaq të madh dhe me famë ndërkombëtare”.

Teilen: