Sunday, 30. August 2026
Sport

​Shqipëri-Çeki, ende heshtin rrjetat

GS 16/11/2024 1 Min. Lesezeit

Në  kanë kaluar 75 minuta lojë në sfidën e rëndësishme për vendin e parë Shqipëri-Çeki.

Kombëtarja çeke po tregohet serish e rrezikshme, duke dominuar në pjesën më të madhe të fushës.

Cerny në minutën e 48-të goditi nga distanca, por Strakosha nuk lejoi të befasohej. Kombëtarja shqiptare rrezikoi portën kundërshtare në minutën e 54-të përmes Laçit, pas asistimit të Asllani, por goditja e tij u bllokua.

Shqipëria kërkoi një penallti në minutën e 57-të pasi Seferi u pengua në zonën e rreptësisë, por gjyqtari zviceran vazhdoi lojën.

Rezultati aktual në ndeshjen e pestë të grupit B1 të Ligës së Kombeve është pa gola – 0:0.

Në tabelë, aktualisht prin Çekia me 8 pikë, pasuar nga Gjeorgjia e Shqipëria me nga 7 pikë. Ukraina renditet e fundit me 5 pikë.

Teilen: