Saturday, 6. June 2026
Sport

Shqipëri-Luksemburg, formacioni zyrtar i kombëtares kuqezi

GS 06/06/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Rolando Maran ka publikuar formacionin zyrtar të kombëtares shqiptare për sfidën e sotme kundër Luksemburgut, që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Tekniku i kuqezinjve ka bërë disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidën e së mërkurës, ku Shqipëria u mund 1-0 nga Izraeli.

Sherri konfirmohet në portë. Pllana do të luajë si titullar në mbrojtje, bashkë me Hysajn, Gjimshitin dhe Mitajn.

Bajrami do të nisë ndeshjen si titullar së bashku me Laçin, Ramadanin dhe Asllanin. Ndryshime ka edhe në sulm, ku do të luajnë që nga minuta e parë Uzuni dhe Hoxha.

Teilen: