Monday, 24. August 2026
Sport

Shqipëria luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Kazakistanit

GS 12/12/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futsallit do të debutojë nesër në kualifikueset e kampionatit Europian “Futsal 2026”.

Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë ndaj Kazakistanit, në orën 19:00, në “Tirana Olimpic Park”.

Përgatitjet për këtë takim kanë nisur që të martën dhe lojtarët janë në gjendje të mirë, të gatshëm për të dhënë maksimumin.

Kombëtarja e futsallit ndodhet në Grupin 6 në kualifikueset e Kampionatit Europian “Futsal EURO 2026”, së bashku me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.

Më 18 dhjetor, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e radhës në grup në transfertë ndaj Danimarkës, në orën 18:00.

Teilen: