Kombëtarja e Shqipërisë ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para nisjes për në Pragë.
Ka qenë vetë shtëpia numër një e futbollit shqiptar që përmes njoftimi të zakonshëm konfirmoi planprogramin, duke thënë se tashmë djemtë janë gati për ciklin më të rëndësishëm në këto kualifikuese, përcjell lajmi.net.
“Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më pas kanë punuar në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares A, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19. Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Kujtojmë se ndeshja me Çekinë luhet të enjten.