• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria mes 6 shteteve që mbeten pa klube në Europë, humb një pozicion në UEFA

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubet shqiptare i kanë dhënë të gjitha lamtumirën pjesëmarrjes në kompeticionet europaine për këtë sezon, me daljen nga skena të Egnatias dhe Partizanit në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Një tjetër edicion për t’u harruar për klubet shqiptare, që nuk arrijnë të bëjnë hapa para në kompeticionet ndërkombëtare dhe e mbyllin pa e nisur mirë eksperiencën e tyre.

Ndaj nuk është rastësi që Shqipëria gjendet në vendet e poshtme në klasifikimin e UEFA-s.

Ajo është një nga 6 shtetet të cilat kanë mbetur pa përfaqësuese në Europë që në këtë pikë të turneve.

Shqipërisë i bashkohet edhe Malta, Lihtenshtejni, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut dhe San Marino.

Fakti që në garë ka ende skuadra të vendeve si Gjibraltari apo Andorra, tregon qartësisht se sa poshtë ka rënë niveli i kampionatit shqiptar.

Një krizë që konfirmohet edhe nga rënia që tani me një tjetër pozicion në UEFA, duke zbritur në vendin e 44-t pas ndeshjeve të djeshme.

Një pozicion ky që mund të rrezikohet në varësi të pikëve që do të marrin skuadrat e kampionateve që janë më poshtë e që kanë mbetur ende në garë.

Image

Next Post

Lufta me sëmundjen e rëndë, futbollisti mposht kancerin për herë të dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.