Monday, 22. June 2026
Sport

Shqipëria U-15 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton miqësoren e parë

GS 22/06/2026 2 Min. Lesezeit

Shqipëria U-15 ka fituar me rezultatin bindës 4-1 ndaj Maqedonisë së Veriut U-15 në ndeshjen e parë miqësore mes dy përfaqësueseve. Protagonist i sfidës ishte Albion Qorraj, autor i tre golave për kuqezinjtë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Samuel Prendi.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi takimin me këtë formacion titullar: Valerio Alijaj (GK), Elez Elqeni (C), Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Romeo Hazizaj, Enea Taci, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Adrian Sina, Samuel Prendi dhe Albion Qorraj.

Shqipëria zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të me Albion Qorrajn, i cili realizoi për 1-0. Në minutën e 40-të Samuel Prendi dyfishoi shifrat, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0 për kuqezinjtë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Maqedonia e Veriut ngushtoi diferencën në 2-1, por reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm. Albion Qorraj shënoi sërish në minutën e 54-t për 3-1 dhe kompletoi tripletën personale në minutën e 60-të, duke vulosur fitoren 4-1 të skuadrës së drejtuar nga Genti Mahmuti.

Ndeshja e dytë miqësore mes Maqedonisë së Veriut U-15 dhe Shqipërisë U-15 do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Teilen: