Saturday, 21. March 2026
Sport

Shqiptarët e Luganos nuk ia dalin në Belgjikë

GS 24/08/2023 1 Min. Lesezeit

Royale Union SG nga Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Luganos, në ndeshjen e parë të play – off-it të Europa League në futboll.  

Katër shqiptarë u paraqitën titullarë për skuadrën zvicerane, Lugano, portieri Amir Shaipi, futbollistët Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari, Uran Bislimi.

Golat i realizuan Eckert Ayensa (8′) e Terho (71′).

Bislimi u zëvendësua në minutën e 76-të dhe Shkëlqim Vladi u aktivizua në minutën e 84-të.

Teilen: