• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqiptarët Marvin Çuni e Arijon Ibrahimoviq shënojnë golat e para në Serie A

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët Marvin Çuni e Arijon Ibrahimoviq kanë realizuar golat e para personale në Serie A.

Të dy realizuan golat e parë në Serie A. Skuadra e Çunit dhe Ibrahimoviqit, Frosinone, fitoi 2:1 ndaj Empolit në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit italian.

Çuni 22-vjeçar, startoi në qendër të sulmit, ndërsa Ibrahimoviq, 17-vjeçar, startoi në krahun e majtë. Ibrahimoviq është me prejardhje nga Kosova, ndërsa është rritur në Gjermani.

Reprezentuesit të Shqipërisë, Çunit, në minutën e 20-të iu anulua një gol për ofsajd. Ai në minutën e 58-të shënoi për 1:0 me asistim të Ibrahimoviqit.

Në minutën e 74-t, Ibrahimoviqi shënoi gol të bukur për 2:0. Të dy e lanë fushën në minutën e 80-të.

Pak ditë më parë Ibrahimoviq shënoi gol në Kupën e Italisë. Në Serie A tani ka katër ndeshje e një gol.

Çuni ka luajtur më shumë, nëntë ndeshje, por po ashtu ka një gol. Etrit Berisha e Ardian Ismajli kompletuan ndeshjen tek Empoli.

Portieri Berisha nuk shfaqi siguri te goli i parë. Frosinone tani ka 15 pikë në pozitën e 11-të. Empoli është i parafundit (19) me vetëm shtatë pikë.

Goli i Ibrahimoviqit 

Goli i Çunit

Next Post

Kapiteni i Fiorentines pas ndeshjes me Juven solidarizohet dhe shkon të ndihmojë të përmbyturit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.