Thursday, 20. August 2026
Futboll

“Shumë respekt për tifozët tanë”, Diego Simeone habit me reagimin ndaj atyre që ofenduan Julian Alvarez

GS 20/08/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid e nisi me fitore sezonin e ri në La Liga, duke mposhtur Malaga-n 2-0 në “Metropolitano”. Në minutat e fundit të takimit, një grup ultrasish lëshuan thirrje fyese ndaj Julian Alvarez, gjë që nuk u mbështet nga pjesa tjetër e tifozëve në stadium.

Ajo që habiti më shumë ishte përgjigja e Diego Simeone në përfundim të ndeshjes kur u pyet për këtë situatë. “Shumë respekt për njerëzit tanë”, u përgjigj argjentinasi shkurt.

Në këtë drejtim, përgjigjja e “El Cholo” ka ngjallur debate, sepse ai gjithmonë ka qenë një mbrojtës i vendosur i Julian Alvarez, madje edhe gjatë kohërave të vështira të sezonit të kaluar, kur kaloi katër muaj pa shënuar në LaLiga.

Megjithatë, dëshira e shprehur publikisht nga “Merimanga” për t’u transferuar te Barcelona, mesa duket ka krijuar një lloj hendeku mes tij dhe trajnerit Diego Simeone.

Teilen: