Kur mbeten edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit, gara për titullin kampion në Premier League është më e fortë se kurrë. Aktualisht, Arsenal kryeson me 70 pikë, ndjek Man. City me 67 pikë.
Por, “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak dhe do të luajnë të mërkurën në transfertën ndaj Burnley, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship. Në rast se City fiton, atëherë do t’i bashkohet Arsenalit në vendin e parë.
Por, çfarë do të ndodhë nëse të dy ekipet e mbyllin sezonin me pikë të barabarta? Rregullorja në Premier League lejon 3 skenarë të ndryshëm për këtë rast. Së pari merret parasysh diferenca e golave, që në këtë rast të dy ekipet i ndan vetëm një gol. Nëse edhe diferenca e golave është e barabartë, atëherë do të merret për bazë skuadra me më shumë gola të shënuar për këtë sezon dhe që aktualisht është Man. City me 65 gola, dy më shumë se Arsenal.
Nëse edhe kjo është e barabartë, atëherë titullin e fiton ekipi që ka rezultatin më të mirë në përballjet direkte për këtë sezon dhe këtu fiton sërish Man. City.