Skuadra e Sigal Prishtinës nuk ka qëndruar duarkryq para mbylljes së afatit kalimtar, pasi është forcuar me dy amerikanë.
Bëhet fjalë për Olin Carter III dhe Jordan Davis, të cilët të mërkurën janë prezantuar nga skuadra e kryeqytetit.
Davis së fundmi ka luajtur në Greqi te Promitheas Partas kurse karrierë ka bërë edhe në Spanjë, Gjermani, Izrael, Liban e SHBA.
Ndërkohë, Carter III ka luajtur për Valley Suns në G-League kurse ka bërë karrierë edhe në Spanjë e Serbi.
Aktualisht, Prishtina ka 34 pikë pas 21 ndeshjeve të zhvilluara dhe është në seri prej shtatë fitoreve në po aq ndeshje të luajtura këtë vit.