Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli zhvilloi një ndeshje perfekte mbrëmë ndaj Ukrainës, në fitoren 1:2, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ismajli shënoi golin e barazimit, teksa poashtu edhe shpëtoi një rast të sigurt, duke treguar kështu paraqitje impresive në Pragë, shkruan GazetaBlic Sport.
Paraqitja e Ismajlit në ndeshjen ndaj Ukrainës po vlerësohet shumë pozitivisht, teksa tani në rrjetet sociale janë publikuar edhe momentet e tij më të mira nga ballafaqimi.
Më poshtë keni pamjet:
@futtswg0 Ismajli🔥#futtswg #shqiperia🇦🇱 #ismajli #ardijanismajli #viral #tonight #kosova🇽🇰 #fyp