Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ndodhej mbrëmë në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e Barcelonës me Borusia Dortmund. Teksa kamera po fokusonte lojtarët që i mungonin blaugranave në fushë, si Olmo apo Ter Shtegen, Silvinjo gjendej i ulur pikërisht para tyre në tribunën e personaliteteve.Pas përfundimit të sfidës ai është takuar me presidentin e klubit, Joan Laporta si dhe drejtorin sportiv, Deko duke ndarë foto edhe në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.
“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të kthehem në Barcelona. Sot pata mundësinë të shihja sërish miq të shkëlqyer dhe të shikoja fitoren 4-0 të @fcbarcelona ndaj @bvb09 në Ligën e Kampioneve”, shkruan Silvinjo.
Rikujtojmë që braziliani ka qenë pjesë e Barcelonës për 5 sezone, nga 2004 deri në 2009.
VIDEO/ Surprizë në Ligën e Kampioneve, mes të munguarve të Barcelonës shfaqet… Silvinjo
PANORAMASPORT.AL