Thursday, 16. April 2026
Sport

Silvinjo ndan fotot me drejtuesit e Barcelonës: Kënaqësi e veçantë të kthehem këtu dhe të takoj miq të shkëlqyer

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ndodhej mbrëmë në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e Barcelonës me Borusia Dortmund. Teksa kamera po fokusonte lojtarët që i mungonin blaugranave në fushë, si Olmo apo Ter Shtegen, Silvinjo gjendej i ulur pikërisht para tyre në tribunën e personaliteteve.silvinjoPas përfundimit të sfidës ai është takuar me presidentin e klubit, Joan Laporta si dhe drejtorin sportiv, Deko duke ndarë foto edhe në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.

“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të kthehem në Barcelona. Sot pata mundësinë të shihja sërish miq të shkëlqyer dhe të shikoja fitoren 4-0 të @fcbarcelona ndaj @bvb09 në Ligën e Kampioneve”, shkruan Silvinjo.

Rikujtojmë që braziliani ka qenë pjesë e Barcelonës për 5 sezone, nga 2004 deri në 2009.

VIDEO/ Surprizë në Ligën e Kampioneve, mes të munguarve të Barcelonës shfaqet… Silvinjo

PANORAMASPORT.AL

Teilen: