Mançester Siti ka thyer dy rekorde të tjera në ndeshjen ndaj Fulhamit, teksa po vazhdojnë me hapa të sigurtë drejt titullit të katërt rresht të Ligës Premier.
Me fitoren e thellë 0-4 ndaj Fulhamit, Sitika regjistruar fitoren e 16-të radhazi si mysafir i Fulhamit në të gjitha garat, duke e bërë serinë më të gjatë të fitoreve që një ekip ka pasur ndaj një kundërshtari në histori të futbollit anglez.
Skuadra e Guardiolës gjithashtu ka shkuar në 16 ndeshje radhazi në aspektin e shënimit të golave si mysafir i Fulhamit, që është shifra më e lartë që një ekip ka regjistruar si mysafir në historinë e Ligës Premier.
Ky rekord më herët ishte mbajtur nga Mançester Junajtid, pasikohë më parë ‘Djajtë e Kuq’ kishin shënuar në 15 ndeshje radhazi.
PANORAMASPORT.AL