Nga gara për titull tek ajo për vendin e katërt që të dërgon në Champions League. Ecuria e Milanit në javët e fundit në Serie A ka qenë larg pritshmërive. Nësë në gjysmën e parë të sezonit, kuqezinjtë rivalizuan me Interin dhe Npaolin për kreun, sot rrezikojnë seriozisht të mbeten jashtë Champions League, nëse gabojnë në dy ndeshjet e fundit.
Situata te Milan është e trazuar dhe në rast mos kualifikimi në Champions League, mund të ketë një fortunë të vërtetë duke nisur nga drejtori sportiv Igli Tare e te trajneri Max Allegri-n me stafin e tij. Pozitat e Allegrit janë lëkundur ndjeshëm me rezultatet e javëve të fundit, saqë kanë dalë në skenë dhe emra që shihen si zëvendësues të mundshëm të tij në rast largimit.
Nëse ikën Tare dhe Allegri, pritet që Zlatan Ibrahimovic të fitojë më shumë peshë në ekip dhe të ketë dorë në zgjedhjen e trajnerit të tij. Tre emrat që kanë dalë në skenë deri tani janë: Vincenzo Italiano, Antonio Conte dhe Mark van Bommel.
Italiano është një profil tërheqës për shkak të intensitetit të tij, aftësive të menaxhimit të ekipit dhe aftësisë për të ndërtuar ekipe konkurruese pa bërë shumë zhurmë.
Conte është një dëshirë e vjetër e kuqezinjve, por do të vijë vetëm për një projekt ambicoz dhe sigurisht që do që të ketë dorë të lirë në merkato. Van Bommel ka një lidhje të fortë personale me Ibrahimovic dhe ndaj konsiderohet si një kandidaturë e fortë.