Sunday, 25. October 2026
Futboll

“S’kam pasur kurrë dyshime për Allegri, nuk mund të gjykosh keq një trajner që ka fituar kaq shumë”

GS 12/10/2026 1 Min. Lesezeit

“Le të shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë pas fitores së fundit. Kemi një sfidë të vështirë në Champions League të martën në mbrëmje ndaj Villareal”, tha presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis.

Më tej, ai shtoi: “Kam besim te djemtë tanë dhe nuk kam pasur kurrë dyshime për trajnerin Allegri. Është nga më të mirët që kemi patur”.

“Kam qëndruar gjithmonë i heshtur dhe nuk kam gjykuar kurrë; në fund të fundit, si mund të gjykosh dikë që ka fituar kaq shumë?”, vazhdoi kreu i klubit napolitan.

“Më në fund ai është rikthyer te mbrojtja me tre lojtarë. Është e qartë se ky është një sistem që i jep siguri dhe me të cilin kemi pasur sukses”, tha De Laurentiis.

 

Teilen: