Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e Superkupës së Turqisë, që pritej të luhej sot në Rijad të Arabisë Saudite!
Ajo që u paralajmërua gjatë ditës u realizua.
Një orë para finales, lojtarët e Fenerbahces dhe Galatasarayt njoftuan se do të vinin në ndeshje të veshur me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut, por mesa duket organizatorët në Arabia e Saudite nuk e lejuan këtë.
Të tronditur nga guximi i sauditëve, lojtarët vendosën të mos luanin. Gazetarët turq të pranishëm në stadium njoftuan se ndeshja u anulua zyrtarisht dhe se do të luhej në një kohë dhe vend tjetër.
Organizatorët e ndeshjes në Arabinë Saudite nuk i kanë lejuar lojtarët e Fenerbahçes dhe Galatasarayt të futen në fushë me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për nder të 100-vjetorit të themelimit të Turqisë.
“I gjithë problemi ka lindur pasi lojtarët e të dyja skuadrave kanë dashur të dalin në fushë të veshur me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për të festuar 100 vjetorin e Republikës, gjë që nuk u ka pëlqyer autoriteteve vendase.
Sauditët e ndaluan daljen me fanella gjë për të cilën turqit u zemëruan”, shkruan media boshnjake “Osllobogjenje”..
Gjithashtu, organizatorët e panë të diskutueshme këndimin e himnit kombëtar të Turqisë, pasi është zakon që të këndohet himni kombëtar i vendit ku luhen klubet.