Arbitri serb i Euroleague-s së basketbollit, Uros Nikolic, është arrestuar nga policia në Beograd pasi dyshohet të jetë pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Përveç arbitrit në pranga kanë rënë edhe dhjetë persona të tjerë, të cilët konsiderohen si anëtarë të klanit “Vračarci”.
Pas kontrollit të kryer në apartamentin e arbitrit policia ka gjetur 250.000 mijë dollarë dhe disa lingota ari.
Sezonin e kaluar Nikoliç gjykoi mes polemikash ndeshjen mes Olimpia Milano dhe Olympiacos ndërsa në 2021 Cervena Zvezda e akuzoi se kishte shkatërruar dhomat e zhveshjes.


