Wednesday, 17. June 2026
Sport

🔥 Skandal në Kupën e Botës: Kombëtarja e njohur bëhet viktimë e spiunazhit

GS 17/06/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Koresë së Jugut është përfshirë në një situatë të pazakontë dhe shqetësuese gjatë përgatitjeve për ndeshjen ndaj Meksikës, pasi dyshohet se është spiunuar në qendrën e saj stërvitore.

Sipas mediave lokale meksikane, një dron është vërejtur duke fluturuar mbi zonën ku ekipi korean po zhvillonte seancat stërvitore.

Ngjarja ka ngritur menjëherë dyshime për një përpjekje të mundshme për të vëzhguar nga afër përgatitjet taktike të skuadrës.

Raportohet se droni është rrëzuar nga ushtria meksikane, në një ndërhyrje të shpejtë për të neutralizuar situatën.

Megjithatë, dy personat që dyshohet se e kanë kontrolluar pajisjen kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes para se të ndaloheshin.

Ende nuk është konfirmuar nëse droni ka arritur të regjistrojë pamje nga stërvitja e Koresë së Jugut, ndërsa autoritetet meksikane kanë nisur hetime për të zbardhur plotësisht incidentin dhe identitetin e personave të përfshirë.

Ndërkohë, Koreja e Jugut po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Meksikës, e cila është planifikuar të zhvillohet të premten në orën 03:00 të mëngjesit.

Teilen: