Wednesday, 18. February 2026
Sport

​Skandaloze, Presidenti i Federatës ruse e shtyn dhe e quan tradhtar mundësin që përfaqëson Shqipërinë

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.

Në pamjet e publikuara nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shihet se presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Evrope për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.

Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.

Teilen: