Skënderbeu rikthehet në Abissnet Superiore pas një sezoni në të Parën dhe klubi kërkon të prezantohet me një skuadër sa më dinjitoze në elitë. Pas emërimit të Julian Ahmataj në stol, drejtuesit e klubit korçar po forcojnë edhe skuadrën.
Afrimi i radhës te Skënderbeu është Amadou Diallo, një sulmues anësor që ka dalë nga shkolla e West Ham-it në Angli. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Newcastle dhe duket se kërkon rilindjen nga Korça.
“Amadou Diallo zyrtarisht bardhekuq. 23-vjeçari luan si sulmues i majtë, është produkt i akademisë së West Ham United. Debutimi i tij me Newcastle në Premier League kundër Chelsea-t, si dhe eksperiencat te Bordeaux dhe Oliveirense, konfirmojnë cilësinë e lartë që ai do t’i shtojë repartit ofensiv”, – shkruhet në njoftimin e Skënderbeut në fazqen zyrtare.
Më parë në skuadër është afruar edhe braziliani Viktor Braga. Skënderbeu ka ruajtur një pjesë të mirë të grupit të sezonit të shkuar dhe vazhdon të kërkojë përforcime.