Thursday, 21. May 2026
Sport

Skuadra e Xhixhës ngec në trafik në mes të Londrës, shtyhet ndeshja e Ligës së Europës

GS 26/09/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Totenhem dhe Karabag, e vlefshme për Ligën e Europës, filloi 35 minuta me vonesë. Vonesa në Londër ndodhi për shkak se ekipi mik i Karabag, ku është pjesë dhe Redon Xhixha, u vonua në trafik.

ss

Gjithçka u shkaktua nga shiu në rrugët e Londrës. Azerbajxhanasit mbërritën në stadium, kur ora tregonte 20:45. Kujtojmë ndërkohë se sulmuesi shqiptar nuk aktivizohet kësaj here, për shkak se është i dëmtuar.

Vetëm 15 minuta larg sfidës mbërriti Karabag, për këtë dhe delegatët e ndeshjes e shtynë atë. Aktualisht sfida ndodhet në minutën e 35, teksa vendasit e Totenhem po fitojnë 1 me 0 dhe pse me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq që Dragusin mori në fillim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: