Habibullah Askar (28 vjeç) është përforcimi i radhës në radhët e skuadrës shqiptare Voska Sport nga Ohri.
Bëhet fjalë për një afgan i cili ka edhe pasaportë suedeze, luan në vijën e mbrojtjes dhe deri më tani në karrierën e tij ka performuar për klube nga Suedia.
Sipas “Transfermarkt”, ai tashmë është anëtar i Voskës, ndaj në çdo moment pritet promovimi i tij.
Askari ka luajtur katër ndeshje për kombëtaren e tij.
Një emër i ri në Voska së shpejti do të jetë edhe lojtari nga Kameruni, Gabriel Yapi Tenlep (21 vjeç), i cili luan në mesfushë. Klubi i tij i fundit ishte Beckham United nga Gana.