Friday, 24. April 2026
Sport

Skuadra shqiptare tregon fuqinë, përkohësisht në kreun e kampionatit malazez

GS 28/02/2024 1 Min. Lesezeit

Deçiqi i Tuzit ka treguar fuqinë duke fituar me rezultat 3:0 në Podgoricë, ndaj Mlladostit.

Skuadra shqiptare thelloi fitoren në finish të takimit. 

Golat i realizuan Matiq (45+3′), Bozanoviç (87′) e Sharkiç (88′).

Deçiqi merr përkohësisht kreun e tabelës me 42 pikë, ka 2 më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë. 

Buduçnosti ka një ndeshje më pak, të cilën do të zhvillojë sonte ndaj Jezeros. 

Mlladosti është në fund me 17 pikë pas javës së 22-të në Kampionatin malazez.

Teilen: