• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skuka kthehet te Partizani, “Të Kuqtë” përforcohen me ish-sulmuesin e tyre

08/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Problemi kryesor ka qenë te golat. Partizani ka krijuar shumë raste këtë sezon të Superiores, por gjithsesi mbetet prapa Egnatias në renditje, ndaj edhe shpresa e vetme ishte përforcimi i repartit ofensiv.

Kjo gjë u bë, pasi kryeqytetasit lajmëruan kthimin e një sulmuesi të njohur. Ky është Xhuliano Skuka, që do ta veshë sërish fanelën e kuqe pas një viti, me 25-vjeçarin, që u largua janarin e kaluar te skuadra e Metz, në Francë, pasi të kuqtë morën një shifër rekord financiare që besohet se ishte 1.4 milionë euro.

Gjithsesi, futbollisti dibran nuk gjeti shumë hapësira as në futbollin francez dhe as në atë slloven, ku u huazua te kampionë e Maribor dhe tashmë, ai do të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Orges Shehi, që shpreson të jetë më e fortë në fazën e dytë të sezonit.

Partizani është kampioni në fuqi i Shqipërisë, si dhe fitoi Superkupën në dhjetor, ndërsa objektivi kryesor mbetet mbrojtja e titullit. Skuka shënoi 10 gola në 17 ndeshje kur ishte te Partizani në etapën e parë, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares duke shënuar një gol në katër ndeshje. /abcnews.al

Next Post

Mbappe ka marrëveshje me Realin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.