Sunday, 23. August 2026
Sport

Sot drejton Dinamon, Ilir Daja nderohet me çmim në Kosovë

GS 21/12/2024 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mbrëmjen e kësaj të premteje, në galanë e çmimeve të futbollit kosovar, ka vlerësuar trajnerin aktual të Dinamos, Ilir Daja, me çmimi “Trajneri më i mirë i vitit 2024”.

Daja është vlerësuar për arritjet në krye të skuadrës nga Suhareka.

Pas një viti të jashtëzakonshëm klubi i Ballkanit është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Klubi më i mirë i vitit 2024”, pas triumfeve të mëdha duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën e Kosovës gjatë këtij viti.

Mes çmimeve të shumta, spikat triumfi i Lindon Emërllahut si futbollisti më i miri i vitit 2024.

Edon Zhegrova, i cili po spikat në radhët e Lilles në Francë, u nderua me çmimin “Fadil Vokrri”.

Teilen: