Liga e Konferencës do të jetë kompeticioni që së bashku me Ligën e Europës do të mbushin të enjten sportive, një turne i cili ashtu si Liga e Europës do të jenë në fazën “play off”, me 16 skuadra në garë për një biletë për në 1/8-at, siç tregojnë takimet në tabelë.
Por cilët janë favoritët sivjet për të fituar? Ndonëse është vërtet e paparashikueshme duke parë skuadrat në lojë, të paktën bastexhinjtë mendojnë se anglezët e Aston Vilës janë skuadra më e kuotuar për të arritur te trofe. Britanikët kuotohen me koeficient 4.
Ndërkohë, skuadra numër 2 që aspiron të zërë pjesën e saj në Europë është edhe Fiorentina, e cila ndjek Aston Vilën në parashikime me koeficient 6.5. Ndërkohë, podiumin e mbyllin gjermanët e Frakfurtit me koeficient 10. Shkurt, nëse ka një turne që është vërtet i paparashikueshëm ai është Liga e Konferencës, duke nisur nga ndeshjet e vajtjes, sot…
PANORAMASPORT.AL