• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
Sunday, June 4, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Southgate paralajmëron Maguiren: Nuk mund të vazhdojë kështu përgjithmonë

25/05/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thirrur 25 futbollistë për ndeshjet ndaj Maltës dhe Maqedonisë së Veriut, në ciklin kualifikues për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Në listën e Southgate nuk është përfshirë anësori Raheem Sterling, i cili nuk ka qenë i rregullt në Chelsea kohët e fundit, por aty ka vend për Harry Maguire, i cili pothuajse nuk luan te Manchester United.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. E njëjta gjë vlen edhe për Calvin Phillips (lojtari i Manchester Cityt që nisi një ndeshje në kampionatin anglez këtë sezon). Maguire dhe Phillips janë të rëndësishëm për lojën tonë. Calvin është një nga të paktët që mund të luajë si një lojtar qendror në mesfushë”, shpjegoi Southgate.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

“Situata po bëhet më shqetësuese me kalimin e kohës. Kemi Marco Guehi, Lewis Dunk, Tyrone Mings… Janë të gjithë lojtarë që luajnë mirë, edhe pse nuk kanë përvojë në ndeshjet ndërkombëtare. Por ne duhet të kërkojmë konkurrencë në mbrojtje”, tha Southgate.

Në vitin 2019, Maguire u transferua nga Leicester te Manchester United për 87 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Edhe pse është kapiten i klubit nga Mançesteri, trajneri Eric Ten Haag nuk e ka shfrytëzuar vazhdimisht këtë sezon, kështu që ai ka bërë 30 paraqitje.

Ai kritikohet shpesh nga fansat dhe mediat, teksa ‘Daily Mail’ raportoi se ai do të largohet nga klubi pavarësisht se ka një kontratë deri në verën e vitit 2025, me një opsion për ta vazhduar edhe një sezon.

“Transfermarkt” e vlerëson atë në 25 milionë euro. Ai ka 55 paraqitje dhe shtatë gola për kombëtaren angleze.


Next Post

Luis Enrique i përzgjedhuri i De Laurentiis, kontrata për spanjollin është gati

Categories

Categories

  • baseball
  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Go to mobile version