Trajneri i Juventusit është treguar i ashpër me sulmuesin francez që shpërdoroi një rast flagrant në ndeshjen kundër Frosinone.
“Do të preferoja që skuadra të tregonte se ka një identitet dhe e bëri, por në disa momente jemi të lehtë dhe nuk jemi në gjendje të ruajmë përqendrimin e duhur. Duhet punë për këtë”, – tha trajneri Luciano Spalletti pas fitores 0-1 në fushën e Frosinone, që e ai e quajti një skuadër të fortë.
Pastaj komenti për sulmuesin Kolo Muani: “Shkuam e morëm, sepse e dimë vlerën e tij. E kemi parë më parë dhe e dimë kush është, por duhet të kuptojë se ka dy vite që nuk luan dhe për këtë ka një arsye. Ndonjëherë beson se është në një nivel të jashtëzakonshëm, kurse herë të tjera duket sikur ka humbur diçka. Natyrisht, është i fortë fizikisht dhe mban topin, por në këto ndeshje duhet të shënojë”.
Në fund, sa i takon merkatos, trajneri i Juventusit theksoi: “Sulmuesi që po kërkojmë ka karakteristika