Friday, 22. May 2026
Sport

​Spalletti drejt largimit nga Juventusi

GS 22/05/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, mund të japë dorëheqje në fund të sezonit nëse skuadra dështon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve të “La Stampa”, tekniku italian është i gatshëm të largohet nga drejtimi i bardhezinjve në rast se Juventusi mbetet jashtë top katërshes në Serie A.

Situata është bërë edhe më e tensionuar pas humbjes së fundit ndaj Fiorentinës, rezultat që komplikoi seriozisht garën e Juventusit për një vend në Champions League. Aktualisht, bardhezinjtë ndodhen jashtë katërshes së parë dhe duhet të fitojnë ndeshjen e fundit, ndërsa njëkohësisht të shpresojnë në gabime të rivalëve direktë.

Raportet në Itali flasin edhe për tensione të brendshme mes Spallettit dhe drejtuesve të klubit, veçanërisht me CEO-n Damien Comolli, çka ka shtuar dyshimet për të ardhmen e trajnerit në Torino.

Teilen: