Wednesday, 15. July 2026
Futboll

Spanja “mbyt” Francën dhe prek finalen e madhe pas plot 16 vitesh. Mbappe, Olise & Co totalisht në hije (video)

GS 14/07/2026 2 Min. Lesezeit

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026. Në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington në Texas, Spanja ka dominuar totalisht ndaj Francës dhe fitoi me shifrat 2-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të, falë penalltisë së shëndërruar në gol nga Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të.

Ishte një gabim trashanik i Lucas Digne, ku pas një topi të gjatë të Marc Cucurella, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamine Yamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Godet Oyarzabal, Mike Maignan kupton krahun por nuk e shmang dot përfundimin e topit në rrjetë.

Në minutën e 29-të, përkeqësohen akoma edhe më shumë gjërat për Francën. Lideri i mbrojtjes, William Saliba, lë fushën e lojës i dmëtuar. Në vend të tij futet Maxence Lacroix. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Spanjën.

Në minutën e 58-të, Spanja shënoi golin e dytë Pas një kombinimi perfekt mes Pedro Porro dhe Dani Olmo, ishte mbrojtësi i krahut që gjeti golin.

Ky është goli i tij i dytë me fanellën e Spanjës pas 23 ndeshjeve. Një vendosje e gabuar e Maxence Lacroix dhe një aksion spektakolar i spanjollëve, soli edhe golin e dytë të këtyre të fundit.

Në minutën e 60-të, Lamine Yamal shënon një gol spektakolar, por për fatin e mirë të Francës ishte pozicion jashtë loje. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Spanja fiton 2-0 dhe rikthehet në finalen e Botërorit pas plot 16 vitesh. Pas 2 finalesh rresht, Franca këtë herë u ndal në gjysmëfinale. Gjysmëfinalja tjetër do të luhet nesër mbrëma, Angli-Argjentinë.

SHIKOGOLAT

Teilen: