Monday, 22. June 2026
Sport

​Spektakël i garantuar në Kupën e Botës, vëmendja te Argjentina dhe Franca

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kupa e Botës 2026 vazhdon sot me katër ndeshje interesante të fazës së grupeve, ku në fushë do të zbresin disa prej kombëtareve më të njohura të futbollit botëror. Programi i ditës sjell duele të rëndësishme në Grupet I dhe J, që mund të ndikojnë dukshëm në garën për kualifikim në fazën eliminuese.

Ndeshja që pritet me më së shumti interes është ajo mes Argentinws dhe Austrisw, ndërsa kampionët e botës synojnë një tjetër hap drejt fazës tjetër të garës. Po ashtu, Franca do të përballet me Irakun në një sfidë ku francezët konsiderohen favoritë.

Në Grupin I zhvillohet edhe takimi mes Norvegjisw dhe Senegalit, ndërsa dita mbyllet me përballjen e Grupit J ndërmjet Jordanisw dhe Algerisw.

Programi i ndeshjeve të sotme:

Argjentina – Austria, ora 19:00

Franca – Iraku, ora 23:00

Norvegjia – Senegali, ora 02:00

Jordania – Algjeria, ora 05;00.

Teilen: