Derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos po rezulton të jetë i zjarrtë në “Wanda Metripolitano”.
“Los Blancos” edhe pse arritën ta përmbysin rezultatin në 1-2, nuk ia dolën ta ruajnë, me Atleticon që shënoi në minutat e fundit për epilogun e pjesës së parë 2-2.
Vendasit ishin plotësisht më të rrezikshëm në minutat e parë, ku krijuan disa raste shënimi por që Thibaut Courtois i shpëtoi vazhdimisht.
Ishte Le Normand që realizoi me kokë pas harkimit të Simeone për ta zhbllokuar rezultatin (14’).
Megjithatë pas golit të pranuar, “Los Blancos” u këndellen plotësisht. Fillimisht Arda Guler dhuroi një asistim mahnitës te Kylian Mbappe, i cili nga një pozitë jo e favorshme arriti ta mposhtë Jan Oblakun për ta barazuar rezultatin (25’).
Kurse, më pas ishte vetë turku që e shënoi golin e përmbysjes pas asistimit të Vinicius Jr, i cili e vendosi Gulerin përballë Oblak (37’).
Atletico në fakt realizoi edhe përmes Clement Lenglet, mirëpo goli u anulua pasi francezi kishte shënuar me dorë.
Kur pritej që Reali të shkonte në pushim me epërsi, në skenë doli Sorloth që realizoi me kokë pas harkimit të Koke për ta bërë sfidën edhe më dramatike (45+2′).