Wednesday, 14. October 2026
Futboll

Spektakël në “Etihad”, PSG “leksione” City-t. Aston Villa luan tenis. Bodo/Glimt mjaftohet me një gol ndaj Dortmund (video)

GS 14/10/2026 2 Min. Lesezeit

Në “Etihad”, Manchester City është mundur 2-4 nga kampionët në fuqi të Europës, PSG. Në minutën e 13-të, kundërsulm i shpejtë i parizienëve. Fabian Ruiz asiston për Desire Doue, ky i fundit shënon një gol spektakolar me një goditje klasi nga jashtë zonës së rreptësisë.

Në minutën e 15-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i parizienëve, që gjejnë golin e dytë me Ousmane Dembele. Francezi shënoi me kokë, pas krosimit të Desire Doue. Në minutën e 31-të, Vitinha shënon një gol tejet spektakolar, me një goditje fantastike në brendësi të kufijëve të zonës së rreptësisë.

Pjesa e parë mbyllet 0-3 për parizienët. Reagimi i “Qytetarëve” erdhi direkt në fillim të pjesës së dytë, ku Erling Haaland shënoi me kokë, pas krosimit të Ilman Ndiaye. Në minutën e 64-të, Maghnes Akliouche shënoi një gol tejet të bukur me një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë, ku padyshim Gigio Donnarumma mund të kishte bërë më mirë.

Në minutën e 74-të, Erling Haaland shënon golin e dytë për City-n, pas asistit të Ayyoub Bouaddi. Në minutën e 90-të, Ferran Torres gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Sfida mbyllet 2-4 për parizienët.

SHIKOGOLAT

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Aston Villa fitoi në shtëpi 6-0 ndaj Fenerbahce. Stuttgart fitoi 0-3 në transfertën ndaj Slovan Bratislava. Shakhtar Donetsk fitoi 3-1 ndaj AEK. Bodo/Glimt fitoi 1-0 ndaj Dortmundit, Betis 3-2 ndaj Porto.

Teilen: