Monday, 11. May 2026
Sport

Spikati me skuadrën gjermane, klubi i Premier Ligës “hedh grepat” për talentin shqiptar

GS 16/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra angleze, Brajtonit, ka hedhur grepat për të siguruar shërbimet e talentit shqiptar Brajan Gruda. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

gruda

Edhe pse ka interes nga klubi i Premier Ligës, marrëveshja me Maincin do të jetë e vështirë, pasi skuadra gjermane nuk dëshiron që ta lirojë Grudën edhe për disa edicione.

Gruda ishte një prej lojtarëve më të spikatur që Mainci e siguroi mbijetesën në Bundesligën e Gjermanisë në edicionin 2023/2024.

20-vjeçari shënoi katër gola dhe kontribuoi me tri asistime në 28 ndeshje në elitën gjermane. Gruda me Maincin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: