Wednesday, 6. May 2026
Sport

Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të mbulohet dhe do të ketë ndriçim të ri

GS 09/08/2025 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi përmes një shkrimi në Facebook, bëri të ditur për rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Marrëveshja e komunës së Podujevës me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, në vlerë prej 2 milionë eurosh do t’i mundësojë stadiumit të Llapit, mbulimin e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e ri sipas standardeve të UEFA-së, për ta bërë të gatshëm për ndeshje ndërkombëtare.

Teilen: