Sunday, 17. May 2026
Sport

Statistikat e çmendura/ Askush si ai, trajneri Martinez vendos një rekord të veçantë

GS 19/11/2023 1 Min. Lesezeit

Portugalia i mbyll me pikët e plota këto kualifikuese, me 10 fitore dhe me një golavarazh mbresëlënës, 36 gola të shënuar, sulmi më i mirë dhe vetëm 2 gola të pësuar. 

roberto martinez

Një formë fantastike, por edhe historike për Roberto Martinez sepse spanjolli bëhet trajneri i parë që fiton 10 ndeshjet e para në historinë e Portugalisë. Statistika të çmendura për trajnerin aktual të Portugalisë.  

Tekniku spanjoll nuk ka humbur asnjëherë asnjë ndeshje kualifikuese për një Euro apo Botëror, qoftë si trajner i Belgjikës apo edhe i Portugalisë. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: