Ekziston një version i Diego Pablo Simeones që ka pak të përbashkëta me atë që miliona tifozë shohin çdo javë në fushën e futbollit. Kur largohet nga stoli i Atlético Madridit, trajneri argjentinas gjen në shtëpinë e tij një hapësirë të menduar për t’u shkëputur, për të kaluar kohë me familjen dhe shijuar një jetë më të qetë me Carla Pereyra dhe familjen.
Çifti jeton në një zonë rezidenciale ekskluzive të Madridit. Bëhet fjalë për një pronë prej 1.900 metrash katrorë, e cila, sipas revistës ¡HOLA! ka pishinë, kopsht, palestër private, 6 banja dhe hapësira të ndryshme të jashtme.

Simeone dhe Pereyra e blenë pronën disa vite më parë dhe më pas kryen një rikonstruksion të plotë. Carla pati rol të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar, duke zgjedhur një dekorim bashkëkohor, me hapësira të hapura, shumë dritë dhe kombinim të elementeve moderne me pjesë të njohura dizajni.
Salloni spikat me tapetin blu ultramarin, divanet e mëdha të bardha dhe një mur të veshur me dru arre, ku është integruar oxhaku. Dekori plotësohet me vepra arti, skulptura dhe një bar të vogël me detaje të arta e një pasqyrë rrethore blu.

Familja ka edhe një kënd muzikor, me gramafon dhe sistem zëri me frymë retro, ndërsa dhoma kryesore e gjumit kombinon drurin e arrës me dritare të mëdha dhe perde linoje në ngjyrë bezhë.
Sipas Pereyra, trajneri Simeone shijon veçanërisht qëndrimin në shtëpi, vaktet familjare dhe takimet me miqtë. Një anë shumë më e qetë e trajnerit që në përditshmëri karakterizohet nga intensiteti në stolin e Atlético Madridit.
