Monday, 11. May 2026
Sport

​Struga dhe Egnatia synojnë mrekullinë sot në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

GS 17/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadrat shqiptare, Struga dhe Egnatia do ta vazhdojnë sot garën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Struga nga Maqedonia e Veriut do ta luajë ndeshjen e kthimit si vendase kundër Slovan Bratislavës, ku në ndeshjen e parë si mysafire pësoi humbje 4:2.

Në anën tjetër, kampioni shqiptar, Egnatia do të përballet në “Elbasan Arena” me skuadrën nga Bosnja dhe Hercegovina, Borac Banja Luka, me rezultatin që qëndron 1:0 pas ndeshjes së parë.

Të dy skuadrat shqiptare do të synojnë mrekullinë sot dhe të sigurojnë fitore, e cila do t’i kualifikonte në raundin e dytë të kualifikimeve drejt Ligës së Kampionëve.

Teilen: