Afrimi i Kilië Mbapesë te Reali i Madridit do të vërë përballë një zgjedhjeje shumë të fortë sulmuesin Rodrigo.
Braziliani, që së bashku me Viniciusin përbënë dyshen ofensive deri në fitoren e Champions-it në “Uembli”, tashmë sheh që t’i rrezikohet seriozisht vendi i titullarit, nëse Karlo Ançeloti do të konfirmojë edhe për sezonin e ardhshëm modulin 4-3-1-2.
Madje, vetë deklarata e Rodrigos përpara finales me Borusian e Dortmundit, ku i lëshonte elozhe me shumicë Mançester Sitit janë marrë si një sinjal pakënaqësi nga ana e Rodrigos për afrimin e Mbapesë.
Nga ana tjetër, edhe Pep Guardiola e ka vënë në shënjestër Rodrigon, duke parë se Bernardo Silva mund të përshëndesë.