Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së katërt, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, sulmuesit nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, i cili shënoi “hat-trick” në ndeshjen kundër SC Gjilani.
Isgandarli shënoi 3 gola, duke qenë vendimtar në fitoren e Malishevës 3:1, që me këtë triumf kryeson në tabelën e Superligës me 10 pikë të mbledhura.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Teilen: